Një 59-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të premte në Sarandë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Xh.Ll., banues në Librazhd, i cili u nxor pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.