Në Kavajë, kryetari Redjan Krali që drejton bashkinë prej katër vitesh, meriton që të vijojë përpara me punën që ende ky qytet ka nevojë. Nuk duhet që Kavaja e cilësuar si bastion i së djathtës, të ndryshojë në këtë moment dhe të mos e pranojë që qyteti ka ndryshuar si kurrë më parë. Në 32 vite demokraci, bashkia është drejtuar 22 vite nga PD-ja, dhe 10 vite nga PS-ja. Faktet flasin kush ka punuar.
Për ironi, ky qytet që është mbajtur si pishtar i PD-së, por vetëm sot ka çerdhe, kopshte dhe shkolla moderne, me standarde europiane, gjë e cila është e pa mohueshme që kanë ndodhur vetëm këto 4 vite nën drejtimin e bashkisë nga Redjan Kralit dhe falë punës së heshtur që ai ka bërë. Është krim të mos duash ndryshimin që do të vijojë, për përmirësimin e qytetit, për të ardhmen e fëmijëve që e shohin veten në Kavajë. ”Në Kavajë dielli ka filluar të buzëqeshë përsëri, kjo kur populli i Kavajës provoi në drejtim Partinë Socialiste”,-tha nga Kavaja, kryeministri Edi Rama.
Kavaja ka pasur mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama në çdo projekt, në çdo ide, por mbi të gjitha në çdo ditë të vështirë, si ato të tërmetit që goditën edhe këtë qytet dhe që sot që flasim, janë 404 apartamente të reja dhe nuk është pak për një qytet.
Ndaj Kavaja nuk duhet që të jetë xhaketa e varur e askujt. Ka njerëz të ndershëm dhe punëtorë që duan që Kavaja të eci vetëm Përpara dhe jo që për Kavajën të kujtohen kur ka protesta në Tiranë, kur i duhen për numër dhe e lanë në batë, të pa zhvilluar.
Është një park që po vijohet puna, është një stadium që pret të rilindë për të gjithë sportdashësit dhe futbollistët elitë që ky qytet ka nxjerrë.
”Do ndërtojmë stadiumin ashtu si do vazhdojmë me parkun dhe shtimin e këndeve të lojërave në çdo bllok lagjesh. Historia ka treguar që vetëm në drejtimin e PS-së Kavaja ka progres, e dini vetë si ka qenë Kavaja në këto 32 vite tranzicion, 22 vite është drejtuar nga të tjerët dhe ky është viti i 10 që drejtohet nga ne dhe do vazhdojmë përpara”,-tha kryetari dhe kandidati i PS-së, Redjan Krali në takimin përmbyllës që u mbajti në qytet.