Fatmir Mediu kryetar i Partisë Republikane në studion e “Të Paekspozuarit” ka komentuar lidhur me partitë e vogla dhe opozitën në tërësi për të cilën u shpreh se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më vete dhe me listën e tyre të kandidatëve.
Ndër të tjera ai tha se nuk është as me Berishën dhe as me Alibeajn, por është me opozitën dhe Partinë Republikane.
“Vetëm jemi dhe në koalicion dhe vetëm do të hyjmë dhe në zgjedhjet. Do hymë patjetër në zgjedhje dhe do kemi listën tonë të kandidatëve. Zgjedhjet lokale partitë janë më vete, sa i përket atyre parlamentare nëse opozita shkon e ndarë i ka të humbura, nuk ka peshë të fitojë zgjedhjet. Një parti e bashkuar është bashkimi i ideve.
Unë jam me opozitën dhe me Partinë Republikane dhe nuk jam as me Berishën as me Alibeajn. Opozita është shumë herë më tepër se Berisha dhe Alibeaj. Kam qenë dhe kur ka qenë Berisha kryeministër dhe kryetar. Berisha ka 44 mijë vota, opozita duhet ketë mbi 700 mijë vota për të votuar”, tha Mediu.