Real Vajadolid klubi spanjoll ku president është Luis Nazario de Lima, i njohur ndryshe Ronaldo, ka gabuar 5 nga 6 penalltitë e fundit të goditura: një “mallkim” i vërtetë. Kështu ish-“Fenomeni”, sigurisht me shaka, ka lëshuar “bombën”: “Penalltitë janë të frikshme, bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe. Jam gati të rikthehem në fushë e t’i godas unë vetë”. Një batutë, por që megjithatë do ketë emocionuar jo pak fansat e tij. Ndër të tjera, braziliani sot 42 vjeç ka folur edhe për kombëtaren: Nejmar, në fakt, ndodhet në kuotën 60 gola me fanellën e “Seleçao”-s, -2 nga Ronaldo. Fakti është komentuar nga ky i fundit, pa hije dyshimi: “Shpejt do më kalosh, është vetëm çështje kohe. Je i ri dhe ke shumë objektiva përpara për të arritur!”
Me shaka Ronaldo ka lëshuar “bombën”: Penalltitë i godas unë… Nejmar, shpejt do më kalosh
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment