Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini ka kritikuar ashpër mospasjen e një vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke e quajtur një gabim historik.
“Ky është një gabim historik”, tha ajo të dielën. Mogherini shprehu keqardhje që liderët e BE nuk arritën një marrëveshje në samitin e Brukselit “pavarësisht përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga dy vendet dhe në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Europian”.
“Kjo është më shumë se sa një mundësi e humbur; është një gabim historik që shpresoj të mund të korrigjohet sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar Mogherini në një postim të sajin.