Chanel është markë luksoze e cila prej shumë vitesh, është kthyer ndër markat më të preferuara të vajzave dhe grave në të gjithë.
Por përse pëlqehet kaq shumë marka Chanel? Kjo, pasi është marka e parë që krijoi një linjë veshjesh të cilat ishin jo vetëm të bukura, por edhe mjaft komode.
Çdo veshje Chanel modifikohet dhe ndryshohet deri në momentin që ajo perfeksionohet në çdo detaj. E sigurtë që nuk e keni ditur që për klientët e shpeshtë të shtëpisë së modës, Chanel ka një trajtim shumë të veçantë.

Një ditë pas shfaqjes së modës, klientët priten në Couture Salons në 31 rue Cambon. Rrobaqepëset janë ato që realizojnë provat kryesore teksa më pas për klientët e rregullt të shtëpisë së modës krijohen manekina të personalizuara pikërisht me përmasat e tyre. A nuk do të ishte fantastike nëse do të kishit një manekinë me përmasat tuaja.
