I dehur shkon në shtëpinë e vëllait dhe debaton me kunatën e tij 17-vjeçare. E reja, me një foshnjë të porsalindur është ndjerë e kërcënuar dhe e ka goditur me thikë.
Ngjarja e rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Kamëz, dhe i plagosuri është dërguar në spital.
E reja ka dhënë dëshminë para policëve ku ka thënë se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë e në konflikt e sipër ajo ka reaguar për tu vetëmbrojtur.
Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për 17-vjeçaren, e cila është nënë e një foshnje të porsalindur.