Ladi Sulo është rreth 60 vjeç dhe kushdo në moshën e saj do të ishte një pensioniste që kujdeset për nipërit e mbesat, por për Ladin është ndryshe. Ajo është një alpiniste mjaft aktive që ngjit malet bashkë me nipin 7-vjeçar Markus.
“Askush nuk merret me mua, më thonë që je e çmendur”, thotë Ladi e ftuar në Vvake Up këtë mëngjes. Megjithatë thotë ajo kënaqen dhe më admirojnë për guximin. Duke folur për udhëtimet nëpër male Ladi thotë se alpinistët kanë zgjedhur një mënyrë për të bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën, dhe këto janë udhëtime e përbashkëta, siç ishte ai i fundit për pavarësinë e Kosovës në Malin e Pashtrikut.
Madje Ladi rrëfen dhe një detaj, teksa thotë se kur nëna e Markusit, vajza e saj e telefonoi i bëri mesazh se i ka mbaruar oferta dhe nuk iu përgjigj gocës, pasi ishin duke ngjitur malin.
Markus, sot 7 vjeç shoqëron gjyshen që në moshën 3-vjeçare. Ai thotë se shokët e shoqet nuk e besonin që ishte alpinist, vetëm kur e panë në televizor. Markus rrëfen se e ka shumë pasion alpinizimin.