Duket se gjyqi ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë një tjetër kthesë, ku shkresa proceduriale burokratike kanë bërë që gjyqi të shtyhet për herë të tretë. Ish ministri ishte mjaft i irrituar nga kjo, duke thënë se pikërisht me këto dokumente u kërkua arrestimi i tij.
Por çfarë mungonte në dosjen Tahiri?
Sipas kreut të trupës gjykuese, Ardit Mustafaj në dosje mungonin përkthimet e përgjimeve të Moisi Habilajt, Neridian Sulajt dhe Nezar Seitit. Ato ndodheshin në procesverbal në gjuhën italiane por nuk gjendeshin përkthimet në shqip.
Kanë qenë pikërisht këto përgjime pikënisja që organi i akuzës i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë arrestimin e Saimir Tahirit, në atë kohë deputet.