Vëllai i këngëtarit Arkimed Lushaj, Reneo është shtruar në spital. Ka qenë vetë reperi, i njohur ndryshe si Stresi, ai që ka publikuar foton e të vëllait, i cili shihet i shtrirë në shtratin e një spitali.
Lushaj nuk jep detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka vënë në vështirësi familjen e reperit, por shkruan se do të jetë me të vëllanë deri në vdekje. “Me ty deri në vdekje vëlla,”- shkruan Stresi mbi foto.