Këngëtarja e baladave që jetojnë ndër vite, Besa Kokëdhima i është rikthyer pas 12 vitesh konkurrimit në Festivalin e Këngës në RTSh. Ajo u prezantua në natën e parë të këtij festivali të martën me “Zemrën n’dorë”.
Kënga e cila pati një lëvrim në disa rryma dhe zhanre të ndryshme, u prit me duartrokitje të zjarrta nga publiku pas interpretimit të fuqishëm që i bëri Besa e shoqëruar nga orkestra live e RTSH-së. Ajo pati probleme dhe vështirësi teknike, ajo përmes një shkrimi në rrjetet sociale u shpreh e lumtur për emocionet që përcolli te publiku.
Artistja do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve sonte (e premte) në finalen e madhe, për të performuar edhe një herë me synimin për të fituar. Fituesi i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh, do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në ”Eurovision 2024” në Suedi.