Mehdin Përgjegjaj është këngëtar i njohur kosovar qe me emrin artistik njihet si Meda. Ai është një prej këngëtarëve më të pëlqyer që këndon në dasma e festa të tjera familjare.
Këngëtari ia ka dalë me sukses të depërtojë në skenë dhe në zemrat e publikut të gjerë. Mjaft e njohur është edhe bashkëshortja e këngëtarit, Lulja, që gjatë gjithë kohës përflitet në median rozë.
Meda, ka gjithë dashurinë dhe respektin për të shoqen. Ai gjen forma të ndryshme për t’ia shprehur dashurinë dhe së fundmi si romantik ka bërë dedikime në rrjetet sociale.