Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Media angleze: Hajduti shqiptar rikthehet në Britani, shijon jetën e luksit

10:56 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media brtiantike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të riut shqiptar Dorian Puka, ku thekson se është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës dhe nuk duhet të jetë fare në Britani. Por në rrjetet e tij sociale shihet duke pushuar në një hotel luksoz me katër yje në bregdetin e Kornuoll, ku çmimet e dhomave nisin nga 250 £ nata.

“Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor. 28-vjeçari ka arritur t’u shmanget autoriteteve duke jetuar jetën e ëndrrave në Britani për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer ilegalisht në ishull”.

Po shtu media “Daily Mail” nënvizon se edhe pse Ministria e Brendshme nuk ka arritur që nga 2021 të zbulojë vendodhjen e hajdutit serial që ka terrorizuar Londrën për gati një dekadë, gazetarët kanë zbuluar se Puka jeton në një apartament me vlerë 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës.

Ai është parë duke u larguar nga kjo banesë me një Mercedes CLS Coupe me vlerë 60,000 £. Sa i përket historisë së tij kriminale, 28-vjeçari fillimisht u burgos për 9 muaj pasi tentoi të grabiste një pronë në Tëickenham në vitin 2016 dhe u dëbua në 2017. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës. Herën e dytë ai u kap nga një oficer civil në jug-perëndim të Londrës, teksa mbante në dorë një orë të shtrenjtë të vjedhur.

Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por ai mori famë në burg pasi postonte në rrjetet sociale foto me të burgosur të tjerë shqiptarë të lidhur me grupet e krimit të organizuar. Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një shok të dënuar dhe ka shkruar: “Nga H.M.P. ne e bëjmë V.I.P….!!!!‘. Ai u deportua në mars 2020, por u kthye janarin e ardhshëm në Britani duke udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.

Dorian Puka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.