Këngëtarja Soni Malaj ka performuar së fundmi në Merano të Italisë.
Performanca e saj ka tërhequr vëmendjen e medias italiane “Rai”, e cila i ka kushtuar një kronikë të veçantë artistes shqiptare.
“Notat e Soni Malajt, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë”, thuhet ndër të tjera në kronikë.
“Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano”, shkruan Soni.