Media italiane ”Vanity Fair” i ka kushtuar një shkrim veshjeve të mbrëmjes së dytë gjysmëfinale të Eurovision. Me foton e Besa Kokëdhimës në krye të artikullit, ”Vanity Fair” shkruan në hyrje: “Çmimi i shkëlqimit të mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër “aqua” gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në finalen e madhe.
“Yllit të estradës shqiptare i pëlqen të mahnisë dhe moda është një nga aset e tij në mëngë. Ndërkohë që shumë “kolege” ndjenë nevojën për të na njohur me look-un e tyre në Eurovizion, ajo ka veshur ditët e kaluara veshje të ndryshme, duke krijuar vërtet efektin surprizë.
Në fakt, Besa ka veshur një fustan në ngjyrë jeshile të ndezur. Përveç prerjes në lartësinë e ijeve dhe dekoltesë bujare, çka e karakterizon fustanin është kapuçi që mbulon flokët e saj. Stilisti që e krijoi, kosovari Valdrin Sahiti, është një stilist që e përkufizon veten si “ëndrra-bërës”’.