Broja po i bën mbrojtësit që të mos e dëshirojnë përballjen me të, komentojnë mediat angleze.
Armando Broja, i cili ka nisur të quhet edhe Armando Maradona Broja, vjen sërish si kryefjala e mediave britanike.
Sulmuesi shqiptar i magjepsi të gjithë me paraqitjen e tij mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Uest Hemit. Boroja u fut nga stoli në pjesën e dytë, teksa fitoi penallti dhe shënoi golin e tretë në triumfin 3-1 të Sauthemptonit.
Ai që e pësoi më se tepërmi nga spektakli i Brojës ishte mbrojtësi Kreig Dauson, i cili u vlerësua me notën 5 në përfundimin e sfidës.
“Mbrojtësi nuk do të dojë të përballet më kurrë me Armando Brojën. Ishte hera e dytë në këtë sezon që sulmuesi bën çfarë të dojë me mbrojtësin, ndërsa i fitoji një 11-metërsh vendimtar në ato minuta”, thuhej në koment.