Portale të ndryshme kritike ndaj mazhorancës kanë shkruar këto ditë për një histori mes Kryetarit të Komisionti të Ligjeve Ulsi Manja dhe Prokurores së Përgjithshsme Arta Marku. Ata thonë se dhe emërimi i saj ka qenë pikërisht falë mbështetjes që deputeti socialist i ka dhënë asaj.
“Punonjësja e re, e etur për karrierë, në fillimet e veta ishte e bindur dhe e qetë. Çka duket se i mori mendjen një herë e mirë shefit të saj, me të cilin, siç tregojnë në Shkodër, ai ra në dashuri me shikim të parë. Por gjithësesi, Ulsi nuk e ka pasur të lehtë ta bëjë Artën të vetën. Kryeneçja e rritur në Fushë Arrëz të Pukës nuk shquhet për besim dhe shefi i saj duhej të përpiqej pak më shumë për ta fituar. Filluan lëshimet në detyrë: çështje të lehta, lehtësisht të administrueshme për të bërë karrierë, shpërblime e premtime për rritje në detyrë… Thonë se kur Ulsi ia doli ta fitonte punonjësen e vet, pat shtruar një darkë të madhe për miqtë”, shkruan mes të tjerave një prej portaleve.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi I vetë deputetit të rëndësishëm socialist I cili ka hedhur poshtë çdo akuzë. “Unë nuk bëj polemikë me një portal anonim që nuk i del për zot askush dhe aq më tepër me dikë që merr përsipër të informojë publikun dhe nuk ka kurajo të shkruaj as emrin dhe mbiemrin e tij dhe që është thjesht një vemje .
Por kushdo të jetë pronari/pronarët e këtij portali që e kanë botuar si dhe autori i këtij shkrimi me dy pjesë turpi, që zvarriten si hije, ju kam lënë hakmarrjen e Zotit, por kurdo të bëheni burra ( frikacaku/frikacakët nuk bëhen dot burra ) ti vini shkrimit emrin dhe mbiemrin do ju pres në Gjykatë “, shkruan Ulsi Manja.
Mediat e kanë përfolur për një lidhje me Arta Markun, deputeti socialist: Ja e vërteta
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment