Mediat greke kanë raportuar për një ngjarje që ka ndodhur në një shkollë në Pelion të Greqisë, të cilën e kanë cilësuar si të bujshme.
Një nxënës në një shkollë në Argallasti ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka shkaktuar reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës më të rritur e çuan personin që hapi flamurin shqiptar te drejtori i shkollës.
“Këtë të enjte pritet të mblidhet këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, Sokratis Savelidis”, njofton shkolla. Sipas informacioneve të shpërndara nga mediat greke, studenti është shprehur se është penduar për veprimin e tij.
Ai ka thënë se nuk dashur të ofendojë simbolin e shtetit grek dhe gjithçka është bërë në kuadër të një shakaje.