Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat greke: Vazhdojnë kërkimet për sallën e tubimit të Ramës me shqiptarët në Athinë

10:06 / May 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Athinë vazhdojnë ende kërkimet për të gjetur një hapësirë për tubimin e Kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare të dielën më 12 Maj.

Mediat greke “Protothema” shkruan se deri më tani nuk ka asnjë hapësirë të rezervuar për takimin e Kryeministrit shqiptar.

“Edi Rama është ‘i pastrehë’ deri tani, pasi rezervimi i Stadiumit të Paqes dhe Miqësisë duket se nuk po ecën mirë për t’u grumbulluar aty. Kërkimi për një hapësirë kishte nisur me Teatrin e Krishtlindjes, por që u bllokua me kërkesë të kryebashkiakut”, shkruan Protothema.

Artikulli vijon duke thënë se deri mëngjesin e sotëm, shqiptarët në Athinë nuk kishin bërë kërkesë zyrtare me shkrim për të rezervuar një hapësirë dhe të mblidhej bordi ta shqyrtonte.

Sipas Protothema, një mundësi është salla “Melina Merkouri” që ka një kapacitet të vogël prej rreth 1000 personash, por kërkesa nga pala shqiptare është për një sallë me 4000-5000 vende.

“Pala shqiptare kërkoi verbalisht stadiumin e Olympiakos por nuk e bënë kërkesën me shkrim”, shkruan Protothema.

Një ditë më parë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vizita në Athinë e Ramës është e panevojshme, megjithatë shtoi se nuk mund ta pengojnë.

Pas Mitsotakis reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, që theksoi se vizita e tij në kryeqytetin grek nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet për Parlamentin Europian apo ndonjë narrativë tjetër specifike që zgjon interesin e politikanëve grekë.

Kreu i qeverisë thotë se vizita e tij ka qenë e planifikuar prej kohësh dhe bëhet për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e për të ndarë me ta krenarinë e atdheut dhe vizionin “Shqipëria 2030”.

Athinë mediat greke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.