Serioz, i matur dhe i ashpër në negociata. Kështu e njohin të gjithë ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili ditët e fundit është një nga politikanët më të përfolur bashkë me Putinin, që pas pushimit të Ukrainës.
Por në jetën e tij private ai shfaqet krejtësisht ndryshe, i buzëqeshur dhe në krah të një gruaje me të cilën ka një lidhje jashtë martesore, raportojnë mediat greke.
Svetlana Poliakova është multimilionerja, e cila e shoqëron diplomatin e lartë rus në çdo takime. Edhe pse Lavrov është i martuar, ka fëmijë, nipra dhe mbesa kjo nuk e pengon që të bëjë një jetë ndryshe, duke shijuar pushime luksoze nën shoqërinë e dashnores së tij.
Përveç, Marisë, me të cilën ai është martuar që në vitin 1971, jetën ia bën më të bukur edhe Poliakova, e cila vitet e fundit ka qenë anëtare e Ministrisë së Jashtme Ruse (që nga viti 2014), duke pasur mundësinë ta shoqërojë atë në të gjitha udhëtimet e tij.
Ajo e ka shoqëruar në shumë misione diplomatike, duke përfshirë Greqinë, Francën , Italinë, Zvicrën, Japoninë, Singaporin, Japoninë dhe Portugalinë.
Çifti herë pas here shijon pushime luksoze dhe akomodim në shtëpi dhe jahte luksoze, duke përfshirë jahtin e oligarkut rus Oleg Deripaska.
E dashura e 71-vjecarit Lavrov ka rregulluar që miqtë dhe të afërmit të vendosen në Ministrinë e Jashtme ruse, raporton gazeta britanike “Daily Mail”.
Opozita në Rusi hedh akuza, ndërsa ka postuar edhe një video duke thënë se Poliakova kishte përdorur avionin e Sergei Lavrov më shumë se 60 herë në vitet e fundit, duke fluturuar nga Japonia dhe Singapori për në Evropën Perëndimore, i shoqëruar nga të afërm.
Ajo mësohet se ka pasuri të paluajtshme me vlerë 11.7 milionë euro në Rusi dhe Britani të Madhe si dhe makina të ndryshme luksoze, me një vlerë totale prej 440 mijë eurosh.