Mediat në Serbi bëjnë me dije lajmin e fundit për presidentin Aleksandër Vuçiç, i cili është shtruar me urgjencë në spital. Nuk jepen detaje për gjendjen e presidentit serb si dhe nuk specifikohen as arsyet e shtrimit të tij të mundshëm në spital.
Simpatizantët e opozitës kanë publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale në të cilat deklarojnë se presidenti Vuçiç ka përfunduar urgjentisht në spital dhe shtojnë se kjo është hera e dytë që ndodh brenda 20 ditësh.
Siç shkruan edhe media serbe B92, djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç i ka dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje babait të tij.