Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mediu i vetëm nga opozita në tubimin pro UÇK-së: Kam mirëkuptimin e Berishës

15:32 / October 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mediu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu do të jetë opozitari i vetëm që do t’i bashkohet tubimit pro UÇK-së. Ai tha se ka qenë konstant në mbështetjen e tij për Kosovën dhe se gjatë historisë ka treguar se ruan një raport të ngushtë me shumë figura të UÇK-së. I pyetur nëse e ka diskutuar me Sali Berishën vendimin e tij për t’iu bashkuar tubimit, Mediu tha se ka mirëkuptimin e kreut të Partisë Demokratike.

”Unë kam marrë një pozicion që në raportet e mia politike por dhe personale do të jem sot në atë tubim i cili organizohet për mbështetjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do kisha dëshirë të kisha dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike. Kam diskutuar dhe kam gjetur mirëkuptimin edhe me zotin Berisha për pjesëmarrjen time në këtë pikëpamje.

Nuk është se ndonjëherë zoti Berisha ka tentuar të imponojë një qëndrim të vetin dhe pa dyshim këtë diskutim mund ta kishin bërë dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike me zotin Berisha. Patjetër si qytetar se si ju unë jam qytetar në radhë të parë. Thjesht si qytetar.

Unë do të jem, pa dyshim që unë jam dhe politikan dhe kam thënë dhe dje do jem kudo ku diskutohet për Kosovën dhe do bëj çdo gjë që është e mundur për të mirën e Kosovës, sepse e bëj për kombin tim dhe e bëj për interesat e shqiptarëve”.

Berisha mediu Protesta UÇK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.