Në takimin e Asamblesë parlamentare në Vjenë u diskutua rreth agresionit rus në Ukrainë. Delegacioni Ukrainës nuk mori pjesë për shkak të prezencës së delegacionit rus.
Kreu i PR-së, deputeti Fatmir Mediu në fjalën e tij në komitetin e politikave dhe sigurisë që drejtohej nga Kongresmeni Richard Hudson, tha se nuk është vetëm Rusia “elefanti në dhomë”.
“Tashmë 1 vit mbas agresionit rus në Ukrainë, është më se e qartë që ky agresion është jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër Europës. Është një agresion i regjimeve autoritare kundër vendeve demokratike me interesa të qarta gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Ambiguiteti strategjik është gabim i madh dhe krijon vend për më shumë konflikte. Rusia dhe Kina e kanë përdorur ekonominë si një armë kundër vendeve të tjera. Vendet tona duhet të ndërmarrin hapa konkret që të mos lejojnë investime që krijojnë probleme me sigurinë kombëtare”.
Pothuajse gjithë parlamentarët e vendeve të OSBE-së në momentin që merrte fjalën delegacioni rus, largoheshin nga salla ose valëvisnin flamujt e Ukrainës.