Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu thotë se bashkimi i PD është domosdoshmëri jo thjeshtë çështje numrash.
“Çdo lloj divorci sado i vogël krijon një çarje dhe thyen opinionin publik” thotë ai.
Në intervistën e tij Mediu insistoi se lidershipi politik duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit.
“Është përgjegjësia e lidershipit politik të PD të gjejë rrugën e bashkëpunimit dhe komunikimit.Unë kam punuar prej kohësh me zonjën Tabaku, zotin Bardhi dhe kam parë një vullnet pozitiv të tyre për të ecur drejt një bashkëpunimi politik. Kam diskutuar dhe me zotin Berisha rreth idesë së tyre. Ideja synonte që të kishim një kandidat për kryetar bashkie, një logo dhe një vulë”.
Sipas tij, lidershipi politik nuk duhet të mbytet në anën teknike.
“Nuk është e rëndësishme si dalim ne sëbashku në podiume, e rëndësishme është sa janë sëbashku të gjithë ata që duan të punojnë për opozitën. Për të vazhduar dhe me nevojën e koalicioneve elektorale. Duhet të veprojë me grupe pune”.
Ai thotë se koha nuk pret dhe çdo vonesë impakton rezultatin në zgjedhjet e 14 majit.
“Po të nis nga historitë e Ballkanit asnjëherë nuk është vonë, po të nisem nga dëshira për të pasur sukses gjithmonë është vonë. Çdo ditë që kalon është një problem jo i vogël.”
