Një besnik i Vladimir Putinit, i cili mori një detyrë të re këtë javë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, parashikoi se vitin e ardhshëm do të ketë luftë midis Gjermanisë dhe Francës ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të ketë një luftë civile që do të çonte në zgjedhjen e Elon Muskut si president.
Nënkryetari i këshillit rus të sigurisë, Medvedev shërbeu si president gjatë një periudhe katërvjeçare kur zoti Putin mbante postin e kryeministrit. Ai duket se është ngritur përsëri në detyrë në Kremlin, i cili njoftoi të hënën se ai tashmë do të shërbente si zëvendës i zotit Putinit në një organ që mbikëqyr industrinë ushtarake.
Në listën e tij të parashikimeve për vitin 2023, të publikuar në llogaritë e tij personale në Telegram dhe Twitter, Medvedev parashikoi gjithashtu ribashkimin e Britanisë në BE-në, e cila sipas tij, nga ana tjetër do të shpërbëhet.
Elon Musk, iu përgjigj sugjerimit se ai do të zgjidhej si president i SHBA-së duke postuar në Twitter “Mesazh Epik!!”, por ai kritikoi gjithashtu disa nga parashikimet e zotit Medvedev. Ky i fundit e ka lavdëruar zotin Musk për propozimin e bërë në të kaluarën që Ukraina t’i japë Rusisë territor, në këmbim të një marrëveshje paqeje.