Policia e Shtetit ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje rreth megaoperacionit “Flakë në det”.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi se gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u evidentuan dy mjete lundruese që shkëmbenin lëndë narkotike.
Gjatë fjalës së tij, ai bëri me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit: Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza. Sipas tij, këta persona ndodhen jashtë vendit, por policia po punon për kapjen e tyre.
“Në vijim të hetimeve, të kryera nga hetimet në bashkëpunim me SPAK, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për trafik narkotikësh për grup të struktura kriminale për Gëzim Çelën, Arben Dalipaj banues në Vlorë, Roland Guza banues në Durrës. Dritan Metaj, shefi i policisë Laç, i cili është arrestuar. Tre të tjerët janë shpallur në kërkim. Në bashkëpunim po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Rezulton se janë Shqipërisë”, njoftoi Rrumbullaku.