Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Megaproçesi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Dëshmon zyrtarja e gjykatës shqiptare! Si transferoheshin paratë e vlonjatit me mbiemër kolumbian

21:28 / January 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Belgjike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në Bruksel është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore ndaj Miranda B., e pandehur në të ashtuquajturin Megaprocesi “Sky ECC” kundër një organizate kriminale të trafikut të kokainës të përbërë nga shqiptarë, belgë dhe kolumbianë.

Miranda B., auditore në Gjykatën e Audituesve derisa u akuzua për lidhje me një organizatë kriminale ndërkombëtare aktive në trafikun e drogës, kundërshtoi të hënën, para Gjykatës Penale të Brukselit, akuzat ndaj saj.

E pandehura pranoi se kishte mbajtur “një marrëdhënie dashurie” me Eridan Munoz Guerrero, një nga organizatorët e dyshuar të çështjes, për të cilin dyshohet se ka bërë transferta parash.

Miranda B. pranoi se kishte bërë dhjetë transferta parash për Guerrero, në një vlerë prej 100,000 deri në 200,000 euro. “Eridan më kërkoi të bëja diçka për të urgjentisht. E bëra pa u menduar”- tha ajo, raporton La Libre.

E pandehura ka shpjeguar se 20 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e saj në Tiranë, Shqipëri, ishin fryt i punës së saj dymbëdhjetëvjeçare. Ajo u justifikua se nuk i kishte vendosur në një llogari bankare sepse “në Shqipëri paguajmë shumë në cash”.

Miranda B. gjithashtu pranoi para gjykatës se kishte hapur gjashtë llogari bankare, por se kishte përdorur vetëm një. “Në Shqipëri, sa herë që ndryshon punë, duhet të hapësh një të tillë,” shpjegoi ajo.

E pandehura siguroi se nuk kishte më asnjë lidhje me Eridan Munoz Guerrero dhe se ishte në dijeni të veprimtarisë së këtij të fundit, si dhe origjinës së shumave të parave që i kërkonte të transferonte, pasi kishte lexuar dosjen. “E dija se ai punonte në ndërtim. Mendova se paratë vinin nga atje. Kishim një marrëdhënie intime, por nuk doja t’i bëja pyetje,” shpjegoi ajo.

Miranda B. dyshohet si e përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës së bashku me 124 të pandehur në Belgjikë, ndërsa komunikonin me njëri-tjetrin përmes rrjetit “Sky Ecc”.

belgjike vlonjatit Zyrtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.