Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga postet e tyre mbretërore. Ato duan të ndërtojnë një jetë të re, ku të jenë të pavarur financiarisht. Burime pranë pallatit mbretëror, kanë treguar se pas këtij vendimi, fshihet përçarja e shumëpërfolur mes familjes si dhe dyshja duan t’i rrisin fëmijët në një vend më të qetë.
Burime pranë dyshes, kanë treguar po ashtu se vendimi i tyre ka zhgënjyer mbretëreshën Elizabeth, princ William-in dhe Kate-in, e mbi të gjitha dhe babain e dukeshës. Ndonëse ka një vit që nuk flet me të bijën, ai është shprehur se ndihet i zhgënjyer nga ky hap i saj. “Dua të them vetëm që jam i zhgënjyer”, ka treguar ai për “Us Ëeekly”, duke mos thënë më shumë.