Meghan Markle nuk udhëtoi në Balmoral me bashkëshortin e saj, Princin Harry, bëri me dije korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Ëitchell.
Shkak është bërë mundësia që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore nuk do t’i bënin asaj një “mirëseardhje të ngrohtë”.
Dukesha e Sussexit qëndroi në Londër pasi vendosi të mos udhëtonte në Skoci me Harryn, në atë që mediat britanike e përshkruan si një “ndryshim plani” të vonuar.
Harry dhe Meghan fillimisht thanë se do të udhëtonin në Skoci së bashku rreth orës 13:38 , rreth një orë pasi familja mbretërore njoftoi se mjekët ishin “të shqetësuar” për shëndetin e Mbretëresha Elizabeth III.
Megjithatë, rreth orës 16:30, burime pranë çiftit u thanë gazetarëve se Meghan nuk do të udhëtonte me burrin e saj në Balmoral.