Meghan Markle ka përfunduar xhirimet e serialit e saj të ardhshm në Netflix. Seriali do të përqendrohet rreth gatimit dhe shëndetit. Sipas burimeve, xhirimet kanë përfunduar. Shfaqja u filmua në një pronë banimi vetëm disa milje larg shtëpisë prej 14 milionë dollarësh të Meghan dhe Harry-t në Montecito, Kaliforni.
Bashkëpunimi i mëparshëm i çiftit me Netflix, ishte një film dokumentar i titulluar “Harry & Meghan”, i cili bëri bujë pas publikimit në dhjetor 2022.
Ndërkaq, Princi William është ai që e ka ndaluar Princin Harry të kthehet në familjen mbretërore. Është raportuar se William ka marrë rolin disiplinor brenda familjes mbretërore që mbante gjyshi i tij i ndjerë, Princi Philip.
Në pretendimet, të cilat u bënë në përgjigje të një sondazhi të ri për mashkullin mbretëror më të njohur, William ka përshkruar se sundon familjen “me një dorë të hekurt”. Tani William është në rol drejtues kur bëhet fjalë për disiplinën familjare.