Sipërmarrësja dhe autorja amerikane Bethanny Frankel i është drejtuar Meghan Markle-it me një një status publik pikërisht në ditën kur do të transmetohet intervista e saj dhe Harry-t.
Frankel publikoi lajmet e fundit mbi Meghan ku shkruhej se ajo ka keqtrajtuar stafin e Pallatit Mbretëror, lajme të cilat u hodhën poshtë.
Frankel e nis statusin duke u shprehur se Meghan po qurravitet dhe përmend sesi ajo arriti nga një moderator në një dukeshë.
“Nga një moderator, në një aktore të panjohur, pastaj duke vuajtur në një pallat mbretëror, në një intervistë me Oprah dhe qindra miliona marrëveshje me mediat”-shkruan Frankel.
Duka dhe Dukesha e Sussex po flasin për herë të parë që pas largimit nga Mbretëria. Në një klip të shkurtër nga intervista, Harry iu referua vdekjes tragjike të nënës së tij Princeshës Diana, të cilën Frankel duket se e përmendi në një status të dytë. “Unë 100% i jap një pushim Harry-t”, vazhdoi ajo dhe u shpreh se një intervistë ishte lëvizja e duhur, veçanërisht pasi çifti kanë thënë se duan një jetë më private