Nuk kalon një ditë pa një debat ku përfshihen personazhet e “Përputhen”, jo vetëm në studion e programit të tyre, por edhe në rrjetet sociale e kudo tjetër. Dita e djeshme, përveç se solli largimin e Fationit nga emisioni, ka sjellë edhe një përplasje “reality shoë”-sh, teksa ish-banori i Big Brother Damiano Agalliu ka debatuar online me Melisën. Kjo e fundit në fakt nuk ka dashur t’ja përmendë emrin Damianos në përgjigjen e saj, por gjithesi gjithçka ishte e kuptueshme. Çfarë ndodhi më ekzatësisht?
Damiano kishte shprehur mendimin e tij në profilin në Instagram pasi kishte parë “Përputhen Prime”, ku ndër të tjera foli për formatin, rolin e Bora Zemanit dhe Arjan Konomit dhe komentoi mënyrën se si sillej Melisa në studio dhe takime.
Ai e konsideroi sjellejn e Melisës të patorelueshme, kryesisht për mimikat dhe mënyrën si i kthehet vajzave të tjera. Po ashtu ai komentoi edhe fjalët e saj kundër Mevlanit.
Nuk vonoi përgjigja e Melisës, e cila sqaroi çdo gjë që ish-banori i Big Brother kishte shkruar. Ajo i doli në një farë mënyre në mbrojtje Bora Zemanit, ndërsa faktin që këto fjalë kanë ardhur nga një person që ka dalë nga një “reality shoë”, e konsideroi të turpshëm. Më pas ajo thotë se Damiano ndikohet për ato që ka thënë sepse vetë Melisa nuk i ka kthyer “following” në rrjetet sociale, i përmend gramatikën, por edhe vetë nuk është se ka shkruar pa gabime dhe përfiton edhe nga rasti të mbajë një qëndrim për të gjitha veprimet që ka bërë në program, duke akuzuar edhe të tjerët për shtirje dhe “pasje kompleksesh” para kamerës. Në fund ajo del në përfundimin se i gjithë ky reagim nga Agalliu, ka ardhur pasi ai do të marrë vëmendje nga suksesi i programit dhe i saj.