Kandidatja e së djathtës italiane për kryeministre Giorgia Meloni dhe lideri i forca italia Silvio Berlusconi kanë gjetur rrugën e pajtimit pas një situate konfliktuale të ditëve të fundit. Ata kanë nisur konsultimet për krijimin e qeverisë së re ku aleati i Berlusconit ish kreu i Parlamentit Evropian Antonio Tajani synon të drejtojë diplomacisë italiane.
Meloni dhe Berlusconi kanë garantuar publikun se qeveria e re do të jetë një ekzekutiv i profilit të lartë. Ata kanë bërë bilancet e dosjeve më urgjente ekonomike, duke filluar me përballimin e krizës aktuale energjitike.
Vëllezërit e Italisë dhe Forza Italia do të paraqiten së bashku me forcat e tjera të koalicionit në konsultimet e radhës me Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella”.
Palët kanë thënë se takimi, i mbajtur në selinë e Melonit në Romë, u zhvillua në një frymë të “unitetit dhe bashkëpunimit maksimal”. Vëllezërit e Italisë, të cilët i kanë rrënjët në një lëvizje neofashiste, fituan 26% të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Shtatorit në Itali, më së shumti nga çdo parti tjetër.
Meloni është gati të udhëheqë një qeveri të krahut të djathtë së bashku me Forza Italia e qendrës së djathtë, e cila mori 8%, dhe partinë e djathtë Liga e Matteo Salvinit, e cila mblodhi 9%. Meloni, një ish-militante në lëvizjen sociale italiane neofashiste, pritet të jetë kryeministrja e parë femër e italisë.
Tensionet u ndezën javën e kaluar lidhur me ndarjen e posteve të kabinetit, kur Berlusconi shkarraviti një listë me cilësime poshtëruese për Melonin duke e konsideruar atë si arrogante dhe kryelartë. Pasi imazhet e shënimeve te Berlusconit u bënë virale, Meloni deklaroi se ish-kryeministri kishte harruar se ajo nuk mund të shantazhohej.