Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meloni: Grekët japin kontribut për Europën! Reagon Rama: Në 2028 nuk do t’i duhet t’i tërheqim veshin qiriakosit

16:35 / November 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 11 13 163352
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rama dhe Meloni gjatë një konference të përbashkët folën edhe për marrëdhëniet me Greqinë dhe bashkëpunimin rajonal. Kreu i qeverisë u shpreh se në Shqipëri ka ministra që flasin greqisht, dhe se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Athinën, pavarësisht sfidave të kaluara. Nga ana e saj, Meloni theksoi mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për respektimin e rregullave.

”Faktikisht, përfundimi i marrëveshjeve të fundit tregon punën e mirë që ka bërë Shqipëria”,-tha ajo. Ajo shtoi se po punohet për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale. Meloni gjithashtu theksoi marrëdhëniet e mira me miqtë grekë, duke i konsideruar ata si partnerë të angazhuar për të mirën e Europës.

Kurse Rama shtoi se Italia dhe Greqia janë vende fqinje, dhe se marrëdhënia e tyre është e relaksuar për shkak të detit që i ndan. ”Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe punojmë mirë së bashku. Vlerat e mbrojtjes dhe të të drejtave të pakicave janë parime të pandashme për Shqipërinë”. Rama shprehu optimizëm se deri në vitin 2028, kur Italia do të ketë kryesinë e Bashkimit Europian dhe Meloni do të drejtojë negociatat, çdo çështje me Greqinë do të jetë zgjidhur.

Kryeministri shqiptar vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve. ”Është e sigurt që jemi të lumtur të ndihmojmë Italinë. Nuk do ta harroj kurrë ndihmën që zjarrfikësit italianë dhanë gjatë tërmetit në Shqipëri, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar njerëz që takuan për herë të parë. Këto janë gjëra që e bëjnë Italinë më shumë se një aleat; ajo është motër e Shqipërisë”.

greqia meloni Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.