Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Meloni: Mocion për njohjen e shtetit të Palestinës dhe 2 kushte

20:20 / September 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se do të organizohet një mocion që do të vendosë për njohjen e shtetit të Palestinës.

Megjithatë, sipas Kryeministres Meloni, do të ketë dy kushte për njohjen e shtetit palestinez.

Duke folur me gazetarët në margjinat e OKB në Nju Jork, Meloni tha se dy kushtet janë lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo proces qeverisës brenda shtetit.

“Po njoftoj se shumica do të paraqesë një mocion në sallë duke deklaruar se njohja e Palestinës i nënshtrohet dy kushteve: lirimin e pengjeve dhe përjashtimin e Hamasit nga çdo proces qeverisës brenda Palestinës. Unë nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por duhet të vendosim prioritetet e duhura. Shpresoj që një iniciativë e tillë të gjejë mbështetje edhe nga opozita. Personalisht, vazhdoj të besoj se njohja e Palestinës, në mungesë të një shteti që përmbush kërkesat e sovranitetit, nuk i zgjidh problemet dhe nuk prodhon rezultate konkrete për palestinezët”, deklaroi Meloni për gazetarët.

Vendimi i Italisë vjen në një kohë presioni të veçantë si brenda ashtu edhe jashtë Italisë.

Disa vende e njohën shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Portugalinë, Belgjikën, Finlandën, Luksemburgun, Maltën, Monakon dhe San Marinon.

Në Itali, grupet e opozitës i kanë bërë thirrje për muaj të tërë qeverisë Meloni që të marrë një qëndrim vendimtar ndaj veprimeve të Palestinës dhe Izraelit në Gaza, si nëpërmjet njohjes së Gazës dhe sanksioneve, ashtu edhe nëpërmjet ndalimit të marrëveshjes ushtarake midis Romës dhe Tel Avivit.

Të hënën, në disa qytete italiane, veçanërisht në Milano, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në mbështetje të kauzës palestineze, duke kërkuar që qeveria të njohë Palestinën.

meloni mocion njohjen palestines shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.