Italia ka vendosur të mos furnizojë me avionë luftarakë Ukrainën. E pyetur për mundësinë e furnizimit me avionë modernë në Kiev, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “për momentin nuk kemi plan për të dërguar në Ukrainë armë luftarake”.
Media italiane “La Repubblica” më herët raportoi se Italia mund të furnizonte më 5 avionë luftarakë të tipit AMX, për Ukrainën.
Sondazhet tregojnë se shumica e italianëve ka kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe se mund të arrijnë paqe duke bërë lëshime ndaj Rusisë. Megjithatë, Ukraina ka refuzuar ta bëjë.
Po ashtu, edhe Britania deklaroi se nuk do të furnizojë më Kievin me avionë luftarakë, të paktën për momentin. Por pavarësisht kësaj, tha se do të trajnojë luftëtarët ukrainas.