Shtatë persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në një market në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Autori ishte menaxheri i marketit, i cili raportohet se pas vrasjeve i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Ai hapi zjarr ndaj punonjësve të tjerë në momentin që këta të fundit kishin mbyllur turnin dhe ishin mbledhur tek dhoma e ndërrimit, duke i lënë të gjithë të vdekur.
Shtetet e Bashkuar vitet e fundit po përballen me sulme masive me armë zjarri qe kane shkaktuar dhjetëra viktima. Sipas statistikave të mbledhura nga Northeastern University që gjurmon çdo vrasje masive në Amerikë që nga viti 2006 ky vit ka qenë më i rëndi.