Moderatorja Arbana Osmani, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj, është përballur së fundmi me disa kritika të artikuluara nga ndjekësit e saj.
“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ike dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”, i shkruan një ndjekës.
Arbana e ka mohuar, me pretendimin se kanë qenë aty deri në fund.
Ndërkohë, një tjetër ndjekëse bie dakord me komentuesen e parë.
“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dyja herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe.”