Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Mendoj se janë krijuar kushtet komode që kryeministri të injorojë opozitën”, Abilekaj zbulon detajet: Ja pse Rama nuk lejon hetimin parlamentar

20:28 / April 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enton abilekaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se mazhoranca e Edi Ramës nuk është e interesuar që të lejojë punën e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Në një intervistë për një emision televiziv, Abilekaj tha se pavarësisht se ndërkombëtarët mund të jenë garant, Edi Rama nuk është hera e parë që shkel marrëveshjet apo dakordësimet që bën me opozitën.

“Nuk ka asnjë ndryshim të mazhorancës ndaj opozitës, nuk ka asnjë dëshirë të mazhorancës për funksionimin e Parlamentit”, tha Abilekaj.

Sipas tij, Parlamenti nuk funksionon dhe dallimi i vetëm është që nuk kemi një opozitë që prish seancat.

Duke u ndalur në funksionimin e Komisionit Hetimor për TIMS, Abilekaj tha se kjo Prokurori që nga gushti deri në prill nuk u mor fare me çështjen, sapo u ngrit Komisioni arrestoi drejtorin e IT-së.

“Qëllimi kush ishte? Që ky drejtori të mos shkojë në Komision dhe po ta shikoni socialistët po kërkojnë që të gjithë ata që po hetohen të mos thirren në komisionet hetimore. Pra kemi një koordinim mes Prokurorisë dhe mazhorancës, një koordinim të qartë për të dështuar punën e komisioneve hetimore”, tha Abilekaj.

Sipas tij, kjo marrëveshje që u bë me mendimin për mirë na rezultoi një naivitet pasi Edi Rama nuk ka ndryshuar.

“Mendoj se janë krijuar kushtet komode që Edi Rama të injorojë opozitën dhe kjo po ndodh”, tha Abilekaj.

abilekaj hetimin parlamentar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.