Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Bledion Nallbati dje në seancën plenare në Kuvend goditi kolegun e PS-së, kurse sot në Komisionin e Ligjeve ai u përfshi në një debat me deputeten e PS-së, Klotilda Bushkën, çka solli edhe ndërprerjen e Komisionit. Klotilda Bushka u tha deputetëve të opozitës se do u jepte fjalën vetëm kur ata të kërkonin falje për dhunën.
Pjesë nga debati
Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, gjuhën e urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në Kuvend.
Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë.
Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.
Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua.
Bushka: Keni prekur fundin.