Gazetari Mentor Kikia tha në emisionin Now në Euronews Albania në dy llojet e patriotizmit, në Shqipëri patriotët sharlatanë janë më të shumë në numër.
Kikia tha se pas nihilzimit ndaj gjithçkaje që kishte të bënte me Shqipërinë pas viteve ‘90, pas viteve 2000 futbolli ishte ai që riktheu edhe një herë ndjenjën e atdhedashurisë tek shqiptarët. Por sipas tij, është e paranueshme ajo që ndodh pas çdo ndeshjeje të Kombëtares, kur flamujt kombëtarë hidhen në kosha mbeturinash.
“Pas ‘90 kur pamë botë me sy nisëm të urrejmë çdo gjë që kishim në vend dhe çdokush thoshte të zhdukem dhe të mos e kthej kokën dhe u mbrujt një lloj urrejtjeje sa që nëse do pranoje patriotizmin deri në 2000 të shihnin me një lloj përbuzjeje. Nisi dalëngadalë të ringjalljeje, një lloj ndjesie atdhetarizmi që ne të provojmë ta themi që e duam Shqipërinë. Kjo ndjesi nisi të lindte në fushat e futbollit, gjetëm strehë aty ku skuadra jonë fitonte, sidomos kur fituan ndaj Greqisë dhe pastaj pasi dilnim nga stadiumi i shihje ata flamuj në kazanët e plehrave dhe nëpër Lanë”, tha Kikia.