Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mentor Kikia/ Po nuk zumë mend, do të digjemi si minjtë të tërë

21:55 / August 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zjarret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Po nuk zumë mend, do të digjemi si minjtë të tërë, ose do të jetojmë në një tokë të shkretë…

I gjithë vendi po përballet me një situatë të pazakontë zjarresh. Fakti që po digjen edhe Greqia, Turqia, e vende të tjera të rajonit, nuk është ngushëllim, por tregues se alarmi është global tashmë.

Thatësira dhe temperaturat e larta janë në trend rritës. Klima ka ndryshuar në mënyrë dramatike, të paktën 3 dekadat e fundit dhe, tashmë nuk besoj se ka skepktikë që mendojnë se kjo është një tezë e fantashkencës.Por të vijmë në shtëpinë tonë.

Kur përmbytemi, ne atëherë mësojmë se nuk kemi as çizme për të veshur, as motopompa, e as mjete të tjera, pa le rezerva ushqimore në depot e shtetit.Kur digjemi, mësojmë se s’kemi zjarrfikëse, madje as lopata e kosore, dhe kemi vetëm një helikopter që vjen verdallë nëpër tym…

Paisja me mjete, trajnimi i punonjësve – investimi serioz në emergjenca – është detyrë po kaq emergjente sa edhe vetë emergjenca. Qeveria mund të heqë dorë nga disa projekte aurtostradash luksi dhe të orientojë financat pikërisht drejt menaxhimit, përballimit dhe mbi të gjitha, parandalimit të këtyre katastrofave.Nuk ka asnjë dyshim. Vitin tjetër do të jetë më keq. Tjetrin, edhe më keq…

P.S 1: Sado nxehtë, shkenca nuk na thotë se druri ndizet vetë në temperaturën 41 gradë. Zjarret janë vënë nga njerëz me shkrepëse. E pra, këta barbarë, duhet të dalin para gjyqit. Shpjegimi se “janë barinjtë që djegin kullotat”, nuk duhet të shërbejë si justifikim.

P.S 2: Askush nuk duhet të ketë kurajë të dalë në ekrane e te krekoset, pasi flakët të jenë venitur, duke thënë: E fituam betejën me zjarret. Po e fituam, pasi u shkrumbuan mijëra hektarë pyje(nga ato që kanë mbetur ende).

digjemi kikia minjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.