E suksesshme në karrierën e saj, e quajtur “Zonja e Hekurt” në politikën gjermane dhe ndërkombëtare, por Angela Merkel di si të tërheqë vëmendjen dhe përsa i përket botës së veshjeve.
Për herë të katërt në festivalin e përvitshëm të Salsburg ajo ka veshur të njëjtin fustan, konkretisht 2008, 2014, 2017 dhe këtë vit. Kancelarja gjermane njihet në fakt për ricklimin e veshjeve të saj që i ka veshur herë pas here në evente të ndryshme, e që nuk i shpëtojnë syrit të publikut.
Merkel e ka blerë këtë veshje 23 vite më parë në SHBA dhe për herë të parë. Kush tha që moda ikën? Këtë e vërteton më së miri kancelarja gjermane.