Kancelarja gjermane Angela Merkel është kurorëzuar gruaja më e fuqishme në botë nga Forbes.
Udhëheqësja gjerman kryesoi listën e Forbes 2019, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.
Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e “botës së lirë“.
10 gratë që kryesojnë listën:
- Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
- Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
- Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- Mary Barra, CEO e General Motors
- Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
- Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
- Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
- Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
- Marillyn Heëson, CEO e Lockheed