Mero Baze
Ka disa fakte të pakundërshtueshme, përse djegia e mandateve nuk ishte një vendim politik I menduar I opozitës dhe as ndonjë vendim që erdhi duke u përshkallëzuar nga zhvillimet në vend, por një vendim I diktuar papritur, për shkak të zhvillimeve jashtë politike mbi opozitën zyrtare. Dhe gjithçka lidhet me Familjen Berisha dhe zhvillimet negative të saj në raport me SHBA.
Vendimi u muar papritur në Shkurt pas disa seancave nervoze, ku Edi Rama I përmendi Sali Berishës ndalimin e vizës për të dhe familjarë të tij në SHBA, ndërkohë që I biri I Sali Berishë skishte humbur një gjyq të rëndëishëm në Dhjetor në Florida, ku Gjykata kishte hedhur poshtë pretendimet e tij se nuk kishte lidhej me trafikun e municioneve nga Gërdeci. Kjo gjendje e rënduar psikologjike e Sali Berishës dhe pamundësia për të ndalur formimin e SPAK dhe institicioneve të tjera të Reformës në Drejtësi, ishin zhvillime të fillimit të Shkurtit dhe çuan befas tek vendimi ekstrem.
Përse opozita nuk ishte më pare një plan për djegie mandatesh?
Opozita nuk kishte një plan për djegie mandatesh pasi ajo praktikisht ishte jashtë parlamentit. Opozita e ka bojktuar parlamentin më 13 Shtator të vitit të kaluar dhe sipas rregullores së parlamentit, ajo ka pas të drejt të qëndronte jashtë parlamentit deri më 13 mars të këtij viti.
Pasi të mbusheshin gjashtë muaj nga mungesa në sallë, opozita do të rrezikonte djegien e mandateve, por procedura nuk do të ishte kaq brutale, sa u bë me rastin e vetdjegies.
Kështu që qeverisë do ti duhej kohë dhe procedure e gjatë të verifikonte vullnetin për mos ardhje në parlament të secilit deputet dhe kështu që procedura mund të zgjastë përtej zgjedhjeve lokale.
Në këtë mënyrë, opozita, edhe do të ishte jashtë parlamentit dhe do të kërcënonte me djegie mandatesh, edhe do ta tërhiqte zvarrë qeveriën në një proces, ku më lehtë se sa ta digjte mandatet ishte të bënte marrëveshje.
Biles kjo do ishte rruga më vështirë për Edi Ramën, pasi ishte një vendim që kishte brenda dhe një munsësi për tu interpretuar nga vet shumica , pra ishte një derë e hapur.
Opozita që i kishte të gjitha këto shanse ta degradonte shumicën duke e tërhequr zvarrë dhe duke bërë sikur po djeg mandatet, nuk e bëri. Në mes të Dhjetorit, tre muaj pas bojkotit të Kuvendit, ajo hyri në Kuvend, me arsyetimin gjoja se do zhvillonte seancë parlamentare për protestën e studentëve.
Nga ana tjetër në harkun kohor nga fundi I Dhjetorit deri në mes të Shkurtit, kur opozita vendosi të djeg mandatet, nuk ndodhi asgjë e rënd për qeverinë.
Gjithë gjërat e rënda kishin ndodhur ndërkohë që opozita ishte kthyer në Kuvend. E ashtuquajtura dosje 339 ishte bërë publike qysh në Tetor dhe po përdorej për shantazh politik. Protesta e studentëve nisi në fillim të Dhjetorit, Unaza e re dhe protestat e saj, po ashtu.
Në Janar qeveria bëri ndryshime të forta në përbërjen e saj, negocioi me studentët dhe riktheu në normalitet imazhin e saj publik.
E vetmja gjë e re që ndodhi mes Janarit e Shkurtit kur opozita dogji mandatet, ishte lajmi se berishët nuk mund të udhëtonin në SHBA dhe se I biri I Sali Berishës, kishte humbur gjyqin dhe ishte çertifikuar si pjesë e skandalit të trafikut të municioneve nga Gërdeci në Afganistan.
Shtoi këssj dhe panikun për mos ndaljen e Reformës në Drejtësi dhe është e qartë që opozita u tërhoq në një aventurë të re të rrezikshme për të, vetëm nga një njeri dhe vetëm për hall të tij. Nga Sali Berisha.
Tani të gjitha arsyetimet e tjera heroike, revolucionare, Allendiste, për diegiene mandateve, na I kurseni, pasi opozita u kthye në Kuvend kur kishte arsye të digjte mandatet në Dhjetor dhe I dogji kur nuk kishte asnjë arsye të saj, por asrye të Sai Berishës.
Opozita po shkon si flutura drejt flakëve të dritës, për shkak të tij. Shpresojmë që Berisha tia dijë për nder opozitarëve që po sakarifikohen për të. Por dhe po nuk a diti, nuk është ndonjë mëkat se për këtë ditë I ka pas zgjedhur si ushtarë. Për ti mbrojtur kokën!