Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze: Iluzioni i Ilir Metës për të blerë SHBA, tregon shumë për të

20:58 / July 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta kas..
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më në fund u konfirmuar që Presidenti ynë ka shkuar privatisht në SHBA bashkë me gruan e tij, me shpresë se do të gjej një lobist të rregulloj raportet e tij me SHBA. Është e pazakont si ngjarje, ndoshta në gjithë botën, që zyrtari më i larti i një vendi, që ndërkohë është shkarkuar politikisht nga ajo detyrë, pikërisht pse ka futur vendin në konflikt institucional me SHBA shkon në SHBA ta rregullojë këtë punë me lek.

Përveçse e pazakont kjo rrugë tregon shumë për atë si e përfytyron botën presidenti ynë.

Për të pasur raporte të mira me SHBA nuk ka nevojë për lekë. Mund të krijosh raporte të mira institucionale me ta, mund të trokasësh sa herë të duash në ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të vizitosh SHBA sa herë të duash me ndihmën e tyre, thjesht dhe pa lek. Por për këtë duhet të jesh president normal, të udhëheqësh një politik që garanton orientimin perëndimor të Shqipërisë, të respektosh ligjet e vendit tënd dhe të mos jesh aktori kryeso ri destabilitetit të vendit.

Vajtja  e tij privatisht në SHBA për “ta rregulluar këtë punë me lek në dorë”, tregon qart se një politikan i korruptuar, mendon që gjithë bota mund të korruptohet, madje dhe politika zyrtare e SHBA nëse e paguan. Dhe për këtë në vend që të zgjedh rrugën më të lehtë , më të lirë dhe më me dinjitet, zgjedh më të vështirën, më të përbuzurën dhe mbi të gjitha atë rrugë që nuk i bën punë, duke shkuar të paguaj tek një lobist, a thua se do ti heqi xhindet dhe do ta qetësoj të mos shkoj të vritet në Malin me Gropa.

Lobizmi është industri fitimprurëse në SHBA, një industri që taksohet, që është transparente dhe që ka klient politikanë problematik që mendojnë se mund ta blejnë fuqinë e SHBA me lek.

Ilir Meta është  në pozitë dhe më të keqe. Ky po mendon se pasi i shpall luftë SHBA, pasi u tregon gjoksin si Allende, pasi u cakton dhe vendin ku do bëjnë duelin tek Mali me Gropa, pasi i relativizon si partnerë me Rusinë dhe Korenë e Veriut, mendon që e gjithë kjo mund të zhbëhet me ca lek të paguara për një lobist.

Në fakt kjo ndoshta nuk do të kishte ndodhur, sikur partneri i tij në këtë projekt politik, Sali Berisha, nuk do ishte damkosur prej SHBA, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe hajdut i pareve publike familjarisht. Damkosja e Berishës e ka tronditur dhe tani mendon se këtë punë mund ta zgjidh me lek. Mjafton vetëm ky fakt, dhe ai i provon SHBA zyrtare, më shumë se s ai provojnë deklaratat e tij publike në Tiranë apo akuzat ndaj tij si i korruptuar. Kjo i tregon të gjitha, se si e mendon ai politikën, SHBA dhe mbi të gjitha blerjen e çdo gjëje në jetë. Përfshi dhe SHBA.

blere iluzioni Mero Baze metes tregon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.