Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze/ Rivalët e “duan” Bashën, edhe spiun të SHBA, edhe armik të SHBA

23:23 / May 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga kandidatet për kryetare të Partisë Demokratike, e mbështetur nga Berisha, Edit Harxhi, ka akuzuar Lulzim Bashën se prej tre vitesh I është refuzuar viza për në SHBA. Refuzimi I vizës për në SHBA, I figurave publike në politikë apo në pushtet, është një praktikë në heshtje e qeverisë së SHBA, e cila bëhet kryesisht për zyrtarë në pushtet, të cilëve u refuzohen vizat për qëllime turistike, ose për figura politike që kanë probleme me të qenit luajal me politikën e SHBA në vend.

Lista e të tillëve në Shqipëri është e gjatë, por jo publike. Në këtë listë ka qenë dhe Berisha e familja e tij prej dy vitesh. Por kjo listë nuk bëhet publike dhe është një ndëshkim si të thuash paralajmërues ishkallës së parë.

Ndaj në këtë pikë zoti Harxhi mund të ketë informacion të sakt, por nuk ka të drejt.

Ajo çfarë e bën qesharak këtë denoncim të zonjës Harxhi, është fakti, se ajo është një kandidate që po mbështetet nga Sali Berisha në këtë garë. Enturazhi që e shoqëron atë, përfshi Bujar Nishanin, kanë shprehur keqardhje për shpalljen “A non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, që është ndëshkimi I shkallës sipërore, dhe I pandryshueshëm përjetësisht për të. Ata “kanë shprehur besimin” se Berisha do ta fitoj këtë betejë me SHBA, e broçkulla të tjera dhe pastaj duan të na suprizojnë se Lulzim Bashës i paksan refuzuar vizën për në SHBA.

Kur je dakord me atë të parën , për Berishën, që është një gjëmë, kjo e dyta është një thashethem mediokër, që kërkon ti ul rëndësinë ndëshkimit të Beirshës, duke thënë që dhe Basha nuk shkon dot në SHBA.

Ndëshkimi I Berishës nuk ka lidhje me vizën, por është thëllsisht I motivuar nga arsye të rënda, si minues i demokracisë, si I korruptuar dhe si shantazhues I drejtësisë. Kush është në anën e Bershës pas këtij ndëshkimi, minimumi duhet të hesht dhe të mos merret më me “ndëshkime” të tjera për refuzim vizash edhe sikur të jenë të vërteta.

Refuzime vizash kanë dhjetra zyrtarë socialist, disa politikanë të opozitës e qeverisë, disa pronarë mediash dhe figura publike dhe arsyet janë që nga ato konsullore, deri tek ligjore apo politike.

Por kjo nuk ka të bëj dhe as të krahasohet me atë që i ka ndodhur Sali Berishës. Ata që nuk guxojnë të marrin qëndrim ndaj asaj që I ka ndodhur Berishës, bëhen qesharak, kur tentojnë të krahasojnë refuzimet e vizave me dënimin publik që I është bërë atij.

Më e thjeshta do ishte të heshtnin.

Më e sinqerta është ajo që thotë Nishani me keqardhje që këtë gjëmë Berishës ja ka bërë Basha.

Më idjote është ajo që thotë Berisha, I cili këmbngul se këtë ndëshkim e ka “peshqesh” prej vitit 2019 kur ishte Donald Lu. Pra I bie që ta ketë marrë nga Presidenti Trum, ndërkohë që akuzon armikun e tij Xhorxh Soros.

Por sidoqë të jetë, të përpiqesh për një alibi për Berishën, duke gjetur si argument refuzimin e vizave për Lulin, është banalitet. Sidomos kur gjithë akuzat ndaj Lulit janë se ka shitur Berishën tek amerikanët. Tani ose është njeriu që e ka spiunuar tek amerikanët, ose është armik I amerikanëve. Të dyja bashkë nuk rrijnë. Zgjidhni një!

armik Mero Baze rivalet spiun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.