Një automjet ka marrë flakë këtë të martë në aksin Pogradec – Qafë Thanë.
Mësohet në automjet kanë qenë 3 gra dhe 1 fëmijë. Fatmirësisht, kanë shpëtuar duke dalë në kohë nga makina.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.