Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në autostradë, pranë Malit të Robit.
Drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë dhe ka njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.