Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të Koresë së Jugut, Jae Yong Yong, Chung in-Mun tha sot se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Në një artikull të publikuar zyrtari i Koresë së Jugut mësohet të ketë thënë se Kim Jong Un, po qëndron në zonën Wonsan që nga 13 Prilli.
“Kim Jong Un është gjallë dhe mirë. Ai ka qëndruar në zonën Wonsan që nga 13 Prilli dhe asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani,”- mësohet të ketë thënë Moon Chung-in, deklaratë që kjo që shuan sado pak dyshimet për zhdukjen e diktatorit.
Media italiane “La Stampa” publikoi sot, një foto të një personi që shihet i shtrirë dhe me sytë e mbyllur, duke dhënë kështu përshtypjen e një njeriu të vdekur. Sipas mediave të shtetit fqinj, personi në fjalë është publikuar nga mediat aziatike, emrin e të cilave nuk e përmend dhe dyshohet se është pikërisht diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që prej disa ditësh po trazon ujërat e të gjithë botës me dyshimet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Nga ana tjetër, të tjera media ndërkombëtare shkrujanë se shëndeti i diktatorit të Koresë së Veriut i Kim Jong Un, është më serioz se sa është raportuar dhe se për t’u kujdesur për të Kina ka dërguar ekspertët më të mirë të shëndetësisë. Asnjë zyrtar deri më tani nuk kanë folur për gjendjen e tij shëndetësore edhe pse disa prej tyre e kanë takuar dhe e kanë parë.
Raportet se ai u sëmur rëndë pas një operacioni në zemër dolën në fillim të kësaj jave, ndërkohë që qarkullojnë vetëm aludime.